-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar beson te njohja reciproke pas dialogut Kosovë-Serbi

Kryesoret

Përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se mbështet dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe se beson që epilogu i këtij dialogu duhet të jetë marrëveshja gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke.

Escobar u shpreh se të dyja palët në këtë dialog si të barabarta duhet të punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Nevoja për dialog, kompromis dhe reforma vlen për të gjithë rajonin. Ne e mbështesim fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha fillimisht diplomati amerikan.

Ai theksoi se marrëveshja gjithëpërfshirëse është diçka për të cilën të dyja vendet kanë nevojë për të ardhmen e tyre evropiane.

“Dialogu është një forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse – për të cilën te dyja vendet kanë nevojë për të ardhmen e tyre evropiane. Ne besojmë se kjo përpjekje duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”, u shpreh Escobar.

Në Komitetin e Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, Escobar ka folur edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit