-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi hap dosjen e inceneratorëve: Ja ku i kanë çuar paratë e shqiptarëve “veprat” e Ramës

Kryesoret

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në Facebook disa fatura të pagesave për inceneratorët, që janë kryefjala e ditës me komisionin që prej dy ditësh vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, zyrtarë të lartë që kanë firmosur për tre impiantet në Fier, Tiranë dhe Elbasan.

“Shikoni faturat, sesi Zoto paguan Zoton për të këshilluar Zoton. Stela paguan Stelën për të këshilluar Stelën. Deri në dhjetor të vitit 2021, ‘Zoto Consulting’ ka marrë nga inceneratorët 118 milionë lekë të reja, ndërsa ‘Consulting SE Partners’, kompania e konsulencave të Stela Gugallja, ka marrë 127 milionë lekë të reja.

Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë, kryetarët e bashkive, miqtë e tyre, kanë vepruar bashkë si një grup i strukturuar kriminal.

Në komisionin hetimor parlamentar publiku po shikon disa deputetë-avokatë mbrojtës të aferës korruptive të shekullit.

E vërteta gjendet në kallëzimet dhe provat që prokurorët e SPAK kanë përpara.

Pavarësisht zhurmës aktuale politike e mediatike për të mbrojtur karrierat e disave të përfshirë, e vërteta do të mbetet e pamohueshme.

Fatin e tyre, këta zyrtarë e kanë përcaktuar kur kanë firmosur për këto procedura.

Ne inkurajojmë fuqimisht prokurorët të veprojnë sa më shpejt, që të mbrojnë sa më shumë të jetë e mundur interesin dhe financat publike.

Inceneratori i Fierit dhe Tiranës vijojnë të marrin pagesa dhe çdo ditë vonese është në dëm të qytetarëve” shkruan Kryemadhi.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit