-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më 16 shkurt nuk ka sulm, Zelenskiy: Përveç ukrainasve askush nuk mund të mbrojë tokën e tyre

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u shpreh i bindur për mbrojtjen e territorit të Ukrainës, ndërsa bëri thirrje për bashkimin e të gjithë kombit të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi dy ditë më parë që 16 shkurti nuk do të ishte ‘dita e sulmit’, por dita e unitetit, ai u shpreh se askush veç ukrainasve nuk do ta dojë vendin më shumë se ata.

“Ne të gjithë jemi të bashkuar nga dëshira jonë për të jetuar, për të jetuar në paqe, për të jetuar një jetë të lumtur me familjet, prindërit dhe fëmijët tanë. Ne kemi të drejtën e plotë për të gjithë këtë, sepse jemi në shtëpinë tonë këtu, në Ukrainë. Askush nuk do ta dojë shtëpinë tonë aq shumë sa ne dhe askush nuk mund ta mbrojë shtëpinë tonë si ne, nga jugu në veri. Funksionon vetëm së bashku, dhe kur funksionon, ne jemi të fortë. Ne po fillojmë maratonën tonë televizive ‘UA së bashku’, vetëm në kanalet tona televizive”, u shpreh ai.

Zyrtarë të lartë amerikanë u shprehën të dielën se nuk mund të konfirmonin raportet e inteligjencës amerikane që tregonin se Rusia po planifikonte të pushtonte Ukrainën të mërkurën (16 shkurt), por thanë po përpiqeshin të parandalonin çdo “sulm të befasishëm”.

Në një fjalim kombëtar të hënën, Zelenskiy kritikoi biznesmenët për largimin nga vendi përballë një paralajmërimi të SHBA-së për një sulm të mundshëm nga Rusia, e cila e ka mohuar vazhdimisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit