Protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama kanë tërhequr vëmendjen edhe të vizitorëve të huaj, të cilët kanë qenë dëshmitarë të tubimeve dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në shesh.
Një prej turistëve të huaj, duke komentuar situatën, është shprehur i habitur nga përmasat e mobilizimit dhe mënyra qytetare e protestës.
“Nuk kemi parë ndonjëherë një popull kaq të vendosur. E gjithë bota po i ka sytë nga ju.”
/5pyetjet.al









