-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mes Bashës dhe Berishës, Mediu nuk merr pjesë në “vakinë” e opozitës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka treguar se përse nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit. Në një intervistë për Ora News, ai tha  se propozuan që të dilej me një kandidat të vetëm por megjithatë për këtë nuk kanë rënë dakord Komisioni i Rithemelimit dhe PD.

“Kemi pasur diskutime  me Komisionin e Rithemelimit, ajo çka unë kam parashtruar ishte nevoja për të dalë  me një kandidat të vetëm dhe besoj se propozuam një formulë e cila ishte pozitive për të dalë me një kandidat të vetëm.

Pati një lloj vlerësimi fillestar. Unë u nisa nga fakti sepse Grupi për Rithemelimin e kishte propozuar ndryshimet statutore, ndërsa PD e kishte përcjellë tek ideja një anëtar një votë. Po të njëjtën diskutim bëra edhe me Enkelejd Alibeaj në emrin e Bashës, por nuk pashë vullnet të bashkimit të dy pjesëve PD në këtë proces”.

Ai tha se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e ndarjes së opozitës, ndërsa shtoi se çdo tendencë për ta ndarë opozitën është në dëm të interesave të shqiptarëve.

“Është e vështirë që të fitosh një garë zgjedhore kur ti ke dy figura përballë njerëz dhe ndan votat. Kjo është në disfavor të opozitës. Ne nuk duam të bëhemi pjesë e ndarjes. Ne kemi qenë gjithë kohës që duhet të ketë një opozitë. Çdo tendencë për ta ndarë opozitën është në dëm të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit