Nga Uashingtoni, ku pas takimeve me zyrtarët amerikanë, kryeministri Rama pati edhe një bashkëbisedim me gazetarët, ku ndër të tjera u pyet edhe për zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Rama u pyet nëse parashikon që Basha mund të arrijë të fitojë të paktën një bashki në këto zgjedhje, por kryeministri u shpreh i prerë. “Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast. Kështu që siç ka humbur gjithmonë, ai do t’i qëndrojë besnik profit të vet, të humbasë përsëri”.
Ndërkohë, ai u pyet edhe për aleancën mes Berishës dhe Metës për të cilin tashmë tha se është reale dhe në veprim.
“Aleanca mes Berishës dhe Metës, është reale, në veprim. Do të intensifikohet në vijim sa më shumë që të përkufizohet ngjashmëria e tyre në raport me planetin”, tha Rama.
Deklaratat e Ramës erdhën menjëherë pasi PD akuzoi Berishën dhe Metën se po mbrojnë aferën e inceneratorëve, pasi më herët gjatë të mërkurës, Edmon Spaho nga Rithemelimi, u largua nga Komisioni Hetimor i inceneratorëve si anëtar.