Pas takimit të së martës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Blinken, Rama zhvilloi një bashkëbisedimet me gazetarët, ku ndër të tjera u pyet edhe për shpalljen e Berishës non grata.
Rama u shpreh se ai vendim është meritë 100% e Sali Berishës.
“Non Grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali berishës. SHBA e ka konfirmuar me meritën e tij për të gjitha ato që ata e kanë shpallur non grata. Të thuash që SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë të akuzosh qeverinë e SHBA si pa identitet dhe të korruptuar. Ato vendime merren me procese të mirëpërcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm”, tha Rama.