-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Ramën, Blinken: Duke parë përpara për 100 vitet e ardhshme

Kryesoret

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka komentuar takimin e së martës me kryeministrin Edi Rama, në SHBA.

“I kënaqur që prita kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe të festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Duke parë përpara për 100 vitet e ardhshme”, shkruan në Twitter Blinken.

Një ditë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit vlerësoi gatishmërinë e Kryeministrit Rama dhe të qeverisë shqiptare për të ofruar strehë dhe mikpritje për refugjatët afganë, në Shqipëri. “Më duhet t’ju them Kryeministër atë që më ka mbetur mbresë e do të mbetet për një kohë të gjatë, fakti që, në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do t’i jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prisnit  refugjatët, të shpëtuarit afganë dhe kjo është saktësisht ajo që bëtë. Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë, që iu ofruat një strehë të sigurt mbi 2 000 afganëve. Ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që bëni çdo ditë në Europë për sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes NATO-s dhe, po ashtu, siç e thashë, në Këshillin e Sigurimit, ku kemi shumë çështje sfiduese për të cilat duhet të punojmë së bashku.” – u shpreh Sekretari Blinken.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit