-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha përcakton diagnozën e Bashës: Është lider i dobët, të dërgon nga humbja në humbje

Kryesoret

Pasditen e sotme Sali Berisha ishte i pranishëm në një takim me banorët e Çukasit në Lushnje për të prezantuar kandidatin për bashkinë Elton Bano.

Ai i shprehu mirënjohje për pjesëmarrësit dhe ndihej i lumtur që kishte një pjesëmarrje të tillë, ndërkohë që qytetarët brohorisnin emrin e tij.

Po ashtu Berisha theksoi se tregu spontan është i pasigurt dhe shteti është ai që po bën politika vetëm kundër fermerëve.

Ish-kryeministri tregoi se lidhja e Ramës dhe Vuçiçit është po njësoj si marrëdhënia e Hoxhës me Titon.

“Ballkani i Hapur kundër Shqipërisë dhe Kosovës, është vetëm në favor të serbëve dhe do të shkatërroj prodhimet tuaja, sepse do të rritet importi i mallrave serb dhe prodhimi juaj do të bllokohet,” shpjegoi ai për qytetarët.

As ky takim nuk “i shpëtoi” Berishës pa ironizuar Lulzim Bashën.

“Ka kaluar nga humbja në humbje prandaj nga 6 vet vetëm njëri i besonte atij, të tjerët thoshin se është lider i dobët edhe vetëm humbje do sjell, edhe në fakt mirë ja kishin përcaktuar diagnozën,” mbyllin fjalën e tij Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit