-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do ta tërheqë këmbëzën Rusia?

Kryesoret

Për më shumë se tre muaj, bota mban sytë në trupat e grumbulluara ruse në kufi me Ukrainën. Moska thotë se ka nisur tërheqjen nga zona. Perëndimi thotë: përkundrazi, ajo ka shtuar praninë. Sipas NATO-s, kjo është kriza më serioze e sigurisë në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia është ende shumë i mundshëm.

Ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij nuk do luftë dhe është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me perëndimin.

Presidenti i Ukrainës ka thënë se është i përgatitur për gjithçka. Zelenski ka thënë se populli i Ukrainës është i qetë sepse është i bashkuar.

Rusia dhe Ukraina janë një njëfarë mënyre në luftë me njëra-tjetrën që nga viti 2014, që kur Rusia aneksoi Krimenë.

Duke parë kërcënimin rus, NATO ka rritur gradualisht mbështetjen për Ukrainën. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por vend partner. E në të ardhmen edhe mund t’i bashkohet Aleancës Veriatlantike.

Rusia këtë partneritet e sheh si kërcënim të drejtpërdrejt për sigurinë e saj. E nga perëndimi kërkon garanci se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. SHBA dhe NATO kanë refuzuar kërkesën ruse duke thënë se Ukraina është shtet sovran dhe vendos vetë.

Tash, Rusia e përdor ushtrinë si presion. Javëve të fundit ajo ka kryer një varg stërvitjesh ushtarake në kufi me Ukrainën. Me gjithë shqetësimet e perëndimit, Moska ka thënë se nuk ka plane për pushtim.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë po tërhiqen nga bazat e veta. SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar duke u thirrur në imazhet satelitore i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Nga Mbretëria e Bashkuar thonë se përkundrazi, Rusia ka shtuar 9 mijë forca më shumë.

Perëndimi është zotuar se do ta godasë Rusinë me sanksione ekonomike nëse e pushton Ukrainën.

NATO i ka dërguar mjete ushtarake Ukrainës. Aleanca e ka cilësuar këtë si krizën më të rëndë në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Shikuar nga shifrat, ushtria e Ukrainës është shumë më e vogël se ajo e Rusisë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se pikërisht pjesa lindore e Ukrainës, mund të bëhet pretekst për Rusinë që të fillojë pushtimi.

Ukraina ka qenë një nga 14 republikat brenda BRSS-së deri më 1991. Me rënien e këtij blloku, Rusia ka humbur kontrollin mbi këto rajone që ka kontrolluar deri atëherë.

Ukraina ka qenë humbja më e dhimbshme marrë parasysh lidhjet e gjata në mes të dy vendeve. Ukraina ka qenë me shekuj pjesë e Perandorisë Ruse, para se të bëhej republikë. Vendi është ka lëviz gjithnjë e më shumë kah perëndimi. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit