Rojet bregdetare greke dhe italiane publikuan video të momenteve dramatike gjatë të cilave trageti “Euroferry Olympia” mori flakë në mes të detit.
Videot janë filmuar nga helikopterët duke treguar pamjet e anijes në flakë. Në bord ndodheshin 292 persona. 278 persona janë shpëtuar dhe janë transportuar në portin e Korfuzit. Megjithatë, 14 persona janë të zhdukur.
Dy nga të zhdukurit, një turk dhe një bullgar, aktualisht po i nënshtrohen një operacioni shpëtimi, pasi njëri prej tyre kontaktoi autoritetet, duke thënë se ishte bllokuar në garazh dhe pa një person tjetër.
/5pyetjet.al