Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.
Lajcak ka shkruar se me të kanë ndarë qendrimin se Mali i Zi duhet të qëndrojë në rrugën euro-atlantike.
“Pata një takim të mirë me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç mbrëmë. Ramë dakord për rëndësinë që Mali i Zi – si një vend kryesor në proceset e anëtarësimit në BE– të qëndrojë me vendosmëri në rrugën e tij euro-atlantike dhe të bëjë përparim të vërtetë në reforma pa vonesa”, ka shkruar Lajcak.