-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati i PD-së: Ftoj rivalen e PS-së në debat për të ardhmen e Lushnjës

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike Indrit Sefa ishte ditën e sotme në Lushnjë, ku është shprehur se banorët e këtij qyteti vendosin në zgjedhjet e 6 Marsit nëse Bashkia do të jetë në shërbim të partisë në pushtet, apo në shërbim të qytetarëve.

“Këto janë zgjedhje ku banorët e Lushnjës, në fshat dhe në qytet vendosin, nëse Bashkia do të jetë në shërbim të partisë në pushtet, nëse Bashkia do të jetë në shërbim të pushtetit të politikanëve në Tiranë, apo do të jetë në shërbim të lushnjarëve, për të përmirësuar jetën në familjet e tyre dhe për të marrë më shumë para nga puna e tyre”, tha Sefa.

Ai u bëri thirrje çdo qytetari në Lushnjë dhe bashkëmoshatarëve të tij të votojnë për ndryshimin dhe t’i kthejnë dinjitetin që i mungon këtij vendi. Sefa

“Në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme të votoni duke lënë pas krahëve politikën e sherrnajave, politikën e zhurmës dhe, me qetësi, bashkërisht, duke mirëkuptuar ndasitë politike, por duke respektuar njëri-tjetrin si lushnjarë, t’i kthejmë dinjitetin Lushnjës!

Këto nuk janë zgjedhje për partitë. Këto janë zgjedhje për ju, për fëmijët tuaj!”, shtoi Kandidati i PD-së për Lushnjën.

Sefa gjatë deklaratës ka ftuar kandidaten e PS-së që të zhvillojnë një debat publik për planet që kanë për qytetin e Lushnjës.

“Në funksion të një fushate qytetare dhe për të treguar se për ne të rëndësishëm janë lushnjarët dhe jo pushteti, ftoj rivalen time, kandidaten e Partisë Socialiste që të zhvillojmë një debat publik për planin e secilit prej nesh për Lushnjën. Në këtë debat është i mirëpritur të marrë pjesë edhe kandidati tjetër. Megjithëse përfaqëson 2 parti të vogla, kushdo duhet të ketë garancitë për një garë të barabartë”, tha Indrit Sefa.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit