-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U desh një tragjedi që të kujtohej! ARRSH vendos barriera te “pika e zezë“ në Librazhd

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga dita e hënë, e deri më 20 mars, pra për një muaj, do të kryhen punime në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd, në vendin e quajtur Murrash. Në këtë pjesë të aksit pak javë më parë një makinë përfundoi në lumë, tre persona ndërruan jetë. Pak ditë pas aksidentit një autobus ishte shpëtoi për mrekulli. Por tashmë ARRSH do të nisë ndërhyrjen.

Njoftim i plotë

Duke nisur nga dita e hënë, datë 21.02.2022, fillojnë Punimet Emergjente në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash, të cilat do të zgjasin deri në datë 20.03.2022.

Qëllimi i këtij Projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rrënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.

Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike. Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara nga km 25+575 deri në km 26+155 dhe nga km 26+650 deri në km 26+800.

Janë marrë masat për Menaxhimin e Trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implmentohen punimet për Projektin e mbrojtjes së skarpatave. Është vendosur dhe sinjalistika provizore nga km 25+000 deri në km 27+500.

Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse bashkëngjitur:

‐ Zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.

‐ Zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit