Është arrestuar një zyrtar policor për vrasjen aksidentale në fshatin Zllatar të Prishtinës, si dhe pesë të tjerë janë arrestuar për shkaktim të rrezikimit të përgjithshëm.
Ndërkaq, është rekomanduar masa e suspendimit edhe për pesë zyrtarë të tjerë policor, të cilët ishin prezent në këtë rast.
Inspektoriati Policor i Kosovës, ka njoftuar se sot pas mesnatës ka pranuar një informacion se ka ndodhur një incident, të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar të prishtinës ku ishte plagosur një person.
“Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Personi i plagosur në këtë rast (zyrtar policor) ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe pavarësisht përpjekje të mjekëve i njëjti fatkeqësisht ka vdekur si pasojë e lëndimeve. Bazuar në hetimet preleminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në një ndejë private ku morën pjesë 15 zyrtarë policorë që të gjithë jashtë detyrës zyrtare. Personi i dyshuar në këtë rast – (zyrtar policor) është arrestuar nga Inspektoriati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale të vrasje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra. Me dyshimin se kanë kryer vepër penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga Inspektorati Policor janë arrestuar edhe 5 zyrtarë të tjerë policorë (që ishin prezentë në ndejë) kurse me vendim të prokurorit të njejtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar. IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit edhe për 9 zyrtarët e tjerë policorë që ishin prezent në këtë rast”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./5pyetjet.al