Të papriturat nuk kishin fund edhe në këtë puntatë të “Dielli apo Hëna”. Kësaj radhe ajo e cila u rrëzua në mes të skenës ishte moderatorja e njohur Argjira.
Ajo ishte duke zhvilluar lojën e radhës kur në një moment u rrëzua në tokë. Kjo solli të qeshura në studio duke përfshirë edhe vetë moderatoren.
Ndërkohë që Alvisa u vendos në siklet. Ajo duhej të kërcente valle bashkë me grupin dhe të përsëriste njëkohësisht duke kënduar me zë të lartë, “jam e mirë e vështirë, humb ai që më ka smirë”.
Kjo gjë iu duk shumë qesharake dhe justifikimi i saj ishte që nuk këndonte dot se nuk kishte zë.
Duke realizuar sfidën në një moment Alvisa u shpreh: Obobo lash nam. Alvisa gjithsesi e përfundoi sfidën pavarësisht justifikimeve që dha.
/5pyetjet.al