Sot pritet që të jetë një ditë e ngjeshur për komisionin hetimor për inceneratorët, pasi përpara deputetëve do të dalin zyrtarë të lartë, nëse do të pranojnë që të shkojnë. Në rendin e ditës janë për t’u pyetur Arben Ahmetaj – zv.kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, e Durrësit Emiriana Sako, ministrja Belinda Balluku dhe ish-ministri Shkëlqim Cani. Të mërkurën është thirrur Edi Rama.
Seancë me pyetjet e dëshmitarëve:
1. Znj. Ariola Kodra – Administratore e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV.
2. Znj. Valbona Ballgjini – Ish anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës.
3. Znj. Emiriana Sako – Kryetare e Bashkisë Durrës.
4. Z. Shkëlqim Cani – Ish Ministër i Financave.
5. Znj. Belinda Balluku – Ministre e Infrastrukturës dhe Transportit.
6. Z. Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier.
7. Z. Arben Ahmetaj – Zv. Kryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
/5pyetjet.al