-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Do të fillojë rritja e pagës minimale në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka filluar rritja e pagës minimale

Përmes një shkrimi në Facebook, tha se rritja e pagës minimale është përmbushje e një tjetër zotimi nga Qeveria Kurti.

Kreu qeveritar theksoi se punëtorëve të sektorit privat do t’iu sigurohet pragu i të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme.

“Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale”, u shpreh Kurti.

Sipas tij hapi i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pagës minimale.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike”, shtoi ai.

Tutje tha se në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale.

“Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi”, tha Kurti./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit