Autoritetet shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut vlerësojnë se piku i valës së katërt është në rënie dhe se situata epidemiologjike po përmirësohet. Megjithatë, për lehtësimin e mundshëm të masave mbrojtëse, do të priten rezultatet e ekzaminimit serologjik.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.595. Në 24 orët e fundit janë kryer 3974 testime, janë regjistruar 668 raste të reja me KOVID-19 dhe janë regjistruar 81 riinfeksione. Janë shëruar 887, ndërsa janë raportuar shtatë vdekje, të gjitha me sëmundje shoqëruese.
Maska është ende e detyrueshme si brenda ashtu edhe jashtë.