-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoqe shumë të ngushta brenda shtëpisë, ja pse u prish miqësia e Arjolës dhe Monikës

Kryesoret

Marrëdhënia mes Arjolës dhe Monikës i ka surprizuar të gjithë. Ato u bënë shumë shoqe në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por duket se pas mbarimit të kësaj eksperience gjithçka ndryshoi.

I gjithë publikut i bëri përshtypje reagimi i Arjolës shumë i ftohtë pas fjalëve të shoqes së saj, Monika, gjatë një puntate të “Fan Club” të transmetuar pak ditë para finales së madhe.

Për këtë ka folur ditën e sotme edhe gazetarja Iva Tiço, e cila ka qenë edhe në rolin e opinionistes në “BB VIP Fan Club”. Ajo u shpreh gjatë intervistës në emisionin “Live from Tirana”, se Arjola ka reaguar ashtu pasi kishte 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë.

“Më bëri dhe mua përshtypje sepse Monika dhe Arjola kishin një marrëdhënie shumë të mirë. Monika m’u duk e befasuar dhe në një moment publiciteti e pyeta Arjolën dhe më tha që ishte shumë e lodhur, e pangrënë, më pak fjalë e rraskapitur. Madje më tha që kur u regjistrua spektakli kishte qenë 48 orë pa gjumë dhe pa ngrënë. E pyeta sepse m’u duk një reagim jo normal nga ana e saj, sidomos në momentin kur Monika tha kam gjetur një motër dhe Arjola ia kthen më një ‘Po’ pa buzëqeshur, pa dashuri. Kaq duhej që të shpërthenin titujt e portaleve. Mendoj se të dyja do ta sqarojnë marrëdhënien e tyre, edhe nëse ka ndonjë krisje besoj se do ta rindërtojnë përsëri raportin e tyre në mënyrë që mos ta bëjnë këtë gjë ushqim për portalet”, tha gazetarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit