Partia Demokratike shprehet se Ramën dhe Berishën i lidh qëllimi i përbashkët, që, sipas tij është mbajtja peng e Shqipërisë. PD shkruan se kryeministri dhe Berisha duan të pengojnë Komisionin Hetimor për inceneratorët.
“Non Grata vazhdoi dje sulmet kundër Komisionit hetimor të inceneratorëve. Ata duan të mbrojnë njëri-tjetrin. Komisionin Hetimor për inceneratorët, ka zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro.
Vazhdojne ta sulmojne: Nga një anë Rama dhe PS. Nga ana tjetër, LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall: Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë!” shkruan PD.
/5pyetjet.al