-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ironia e Gjiknurit në Hetimor: Kam qenë shok shkolle me Bashën, PS të më akuzojë – LIVE

Kryesoret

Marrja në pyetje e Damian Gjiknurit në Komisionin Hetimor për inceneratorët është shoqëruar me ironi në pjesën më të madhe të saj.

Teksa u pyet për lidhjet e tij me personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve, Gjiknuri u shpreh se shok shkolle ka pasur edhe Lulzim Bashën dhe për këtë PS duhet ta akuzojë për lidhje me atë.

PJESE NGA DESHMIA

Xhafaj: objekti i këtij komisioni hetimor është të merret me procedurën. Ne po punojmë në këtë drejtim. Nëse donit ë bëhemi të gjithë prokurorë publike, këtë nuk mund ta bëjmë.

Tabaku: Me thënë të drejtën, me një lehtësi të jashtëzakonshme që po e merrni këtë çështje se kisha parë. Këtu bëhet fjalë për disa persona që janë në kërkim kombëtar. S’e besoj se mund ta trajtojmë me qeshje dhe tallje. Ju thatë se e kishit njohur si pjesë e punës. Por Bardhit i kishit thënë; se e kishit shok shkolle. Është rastësi që ju 1 në një milion shqiptarë, keni udhëtuar me këta persona. Po ça rastësie është që të japësh një kontratë, miratimi për leje minerare për Zoton, dhe Stela Gugalljan. Kam dhe një leje tjetër dhënë nga ju kur ishit ministër. Sa rastësi ka me këtë kompani? Ti kthejmë seriozitetin pyetje-përgjigjen. Ju e relativizuar çështjen në Fier se ‘ka pasur pak probleme’. janë dhënë 20 mln euro paradhënie. A e dini se Gugallja dhe Zoto e Mërtiri kanë paguar veten? Ça përgjegjësie mbani ju se këto para shkuan në parajsa fiskale. Çfarë përgjegjësish keni ju?

Gjiknuri: Përgjigja ime duhet të jetë komplekse. pasi dhe e juaja ishte komplekse. më lini të mbaroj. Unë nuk thash që nuk i njoh. Ju përmendët ‘leje minerare’ nuk jepet pa garë. Ata që të këshillojnë në distancë të të informojnë mirë. E kuptoj se surprizë është se kapesh dhe gafil. Lejet minerare jepen me gara konkurruese. Unë kam dhënë me qindra leje minerare, ky grup biznesmenësh është në Shqipëri. Shoh që me zotin Bardhi jeni në sintoni të plotë. Siç i ndodhi Napolon Bonapartit në Itali. Kur del jashtë pyetjes, do presësh dhe komente. Licencat jepen me garë, nëse kam shkelur ligjin, bujrum më padisni. Zoti bardhi le të vazhdojë në Gjykatën Civile me mua. Edhe sikur të ishte e vërtetë që e kam pasur shok, po pse për këtë është ngritur komisioni? Unë kam pasur shok shkolle Lulzim Bashën për atë punë,. Po pse nuk më akuzon partia ime për këtë?! Kur hyn në këto lidhje intraversale me zotin Bardhi, por atë punë ka ai.

Tabaku: A mbani përgjegjësi që paratë e shqiptarëve kanë shkuar në parajsa fiskale?

Gjiknuri: T’u përgjigja në lidhje me rolin e autoritetit kontraktues. Kam kryer detyrën në përputhje me ligjin dhe mendoj se pavarësisht problemeve, këtu e kam jashtë kontekstit. në rolin e zyrtarit nuk më kanë gjetur një shkelje. nëse citon ndonjë shkresë diku të ndonjë auditi, që ministria ime ka bërë një shkelje… se ku komision këtë duhet të bënte, por s’ka të tillë. Se dija që këshilloheshe nga zoti Bardhi.

Tabaku: T’i kthejmë seriozitetin komisionit. A kishit dijeni se kompania e auditimit ishte e Stela Gugalljas?

Gjiknuri: Është pyetje jashtë kontekstit të rolit që kam pasur unë si autoritet kontraktues. nëse ka lidhje të tilla janë duke u hetuar. Dhe shumë mirë që dhe ne ti mësojmë.

Tabaku: Ju si autoritet kontraktues, paratë që sot kanë shkuar në parajsat fiskale, a mbani përgjegjësi për këtë vepër?

Gjiknuri: Zonja Tabaku, jua sqarova dhe një herë. Deri tani nuk jam vënë në dijeni të ndonjë kontrolli apo shkelje. Ai raport është i pavlefshëm. Çdo inspektim konstatim i çdo organi kontrolli i vihet në dijeni zyrtarëve që dyshohet se mund të kenë bërë shkelje. Unë s’kam dijeni. Raporti është i pavlefshëm.

Tabaku: Merre me seriozitet dëshminë se janë në kërkim 3 kriminelë.

Gjiknuri: Të dhashë përgjigje sa i takon rolit tim. Meqenëse jam thirrur si sekretar i PS-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit