NATO pret një sulm rus në shkallë të gjerë në Ukrainë dhe ka krijuar një forcë reagimi të shpejtë për të mbrojtur aleatët e saj, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Gjithçka sugjeron se Rusia po planifikon një sulm masiv ndaj Ukrainës, pas dërgimit të trupave në provincat separatiste të Donbasit”, tha Stoltenberg pas një takimi urgjent të Komisionit NATO-Ukrainë (NUC) në selinë e Paktit në Bruksel.
Presidenti rus zbaton planin e Moskës pas njohjes së pavarësisë së Luhanskut dhe Donetskut. “Më shumë se 10,000 trupa ruse kanë hyrë tashmë në Ukrainën lindore” thotë Kievi, ndërsa SHBA e cilësoi pushtim.
“Marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën janë ‘të ndryshme’ nga shtetet e tjera post-sovjetike”, tha presidenti rus Vladimir Putin sot në Kremlin.
/5pyetjet.al