-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roli i Ramës dhe a ka lobuar Ahmetaj? Agaci hermetik: S’kam lidhje me inceneratorët (LIVE-Debati)

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaci dëshmoi sot në komisionin hetimor të inceneratorëve në Kuvendin e Shqipërisë. PD e akuzon se pavarësisht kundërshtimit nga Agjencia e Prokurimit Publik në kundërshtim me sugjerimin përgatiti vendimin e Këshillit të Ministrave dhe kaloi mbështetjen financiare për inceneratorin e Elbasanit. Por Ëngjëll Agaci e mohoi këtë duke deklaruar se një vendim i tillë nuk ekziston.

Debati

Ëngjëll Agaci: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që më jepet për të sqaruar përfundimisht, ajo që rezulton në shkresa dhe akte.

Është thënë padrejtësisht se në lidhje me këtë të APP-së dhe procedurave, qeveria ka miratuar një vendim për autorizimin e procedurave. Ky fakt nuk është i vërtetë.

Ndërhyn Jorida Tabaku

Ëngjëll Agaci: Ju lutem më lini, unë nuk jam politikan dhe është hera e parë që më jepet mundësi, ta sqaroj këtë rrethanë. Qeveria nuk ka miratuar kurrë projekt-aktin për të cilin ju referuat, që ministria propozuese ka qarkulluar. Ky akt, vendim qeverie nuk ekziston.

Jorida Tabaku: Me cilin akt ka filluar procedura e negocimit?

Ëngjëll Agaci: Dua të qartësoj kompetencat e sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave nuk ka asnjë kompetencë në ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat dhe APP-të.

Jorida Tabaku: Por ligji thotë sekretari i përgjithshëm ndjek projekt-aktet e paraqitura për shqyrtim deri në miratim ose i kthen bazuar në legjislacionin në fuqi. Keni informacion për relacionin dhe përgatitjen e këtij vendimi, që ju duhet të ndiqni procesin e vendimmarrjes?

Ëngjëll Agaci: Kompetencat e sekretarit të përgjithshëm janë të përcaktuara dhe vlerësimi që i bëhet një akti që paraqitet për shqyrtim është që të ketë autorizimin ligjor. Një akt që paraqitet për shqyrtim në KM, duhet të përmbajë autorizimin ligjor, relacionin e aktit dhe në rastin që referuat në relacion janë sqaruar. Sekretari i përgjithshëm i KM nuk harton. Ministritë hartojnë projekt-akte. Kur akti paraqet këto elementë, ai paraqitet në KM. Ky është momenti i parë që ndjek sekretari dhe më pas janë modalietet. Ministrat janë të votojnë, pro apo kundër. Në atë mbledhje nuk ka pasur asnjë kundërshtim dhe asnjë mendim kundër.

Jorida Tabaku: Unë nuk jam juriste, por në KM ka kaluar një akt për një procedurë.

Ëngjëll Agaci: Kjo është e pavërtetë.

Jorida Tabaku: Ka kaluar një akt për miratimin e një kontrate për financim. Miratuat fondet për një kontratë, por thoni nuk keni asnjë akt për shpalljen e një negociate të tillë. Akti për financimin është kompetencë e KM-së apo ministrisë?

Ëngjëll Agaci: Vendimmarrja për kontratat kanë në dy faza; gjithë procedura në ministrinë e Financave dhe në rastin në fjalë, ky financim për ndërtimin e impiantit në Elbasan ishte parashikuar që në nëntor në PBA e 2015-16. Konfirmoj gjithë deklaratën e zotit Cani. Vjen miratimi paraprak për financimin e kontratës dhe autoriteti kontraktor paraqet kontratën në KM.

Jorida Tabaku: Jeni pjesërisht i saktë.

Ëngjëll Agaci: Nuk është korrekte, që të komentohej dëshmitë. Unë do ju lutesha, jam shumë i lumtur që jam këtu, se është hera e parë, kam shumë interes për të vërtetën. Unë nuk thash që vendimi nuk ka bazë ligjore, apo mungon miratimi paraprak. Në rastet e financimit të kontratave, detyrimi ligjor i KM është që të miratojë vetëm në ato raste kur ministria e Financave sjell miratimin paraprak. Vendimi për sigurimin e financimit kishte mendim pro, paraprak të Financave dhe autorizon KM ta miratojë atë. Pastaj përse erdhi kjo apo jo për miratim, sekretari nuk ka kompetencë të hartojë akte, por i ka ministria.

Jorida Tabaku: A keni marrë ndonjë porosi nga Edi Rama për këtë koncesion për të proceduar shpejt me këtë akt?

Ëngjëll Agaci: Nuk ka pasur asnjë lloj porosie të tillë. Është aluduar në media me lloj shpifjesh të këtyre 17 vendimeve të dhëna nga KM brenda ditës dhe është e pavërtetë.

Jorida Tabaku: A keni pasur presion për ta kaluar këtë, një ditë përpara vendimit janë miratuar 17 akte, a ka pasur nxitim?

Ëngjëll Agaci: Kompetencat ligjore janë shumë të sakta dhe përcaktuara, por mund t’ju them që këto procedura kanë filluar nga mesi apo fundi i korrikut dhe momentet e finalizimit nuk do të thotë se kanë filluar dhe përfunduar atë ditë. KM nuk ka miratuar asnjë procedurë, asnjë kontratë, pasi nëse do të parashikohej që kontrata hyn në fuqi pas vendimit, atëherë pyetja juaj do të ishte korrekte.

Jorida Tabaku: A keni pasur presion nga Rama për ta kaluar?

Ëngjëll Agaci: Është një pyetje që ka marrë përgjigje, mos insistoni.

Jorida Tabaku: A e keni informuar Ramën për njohjet e ministrave me koncesionarët?

Ëngjëll Agaci: Pyetjet të përqendrohen brenda kuadrit ligjor që kam kompetencë.

Jorida Tabaku: A ka pasur kërkesë nga kryeministri për inspektim financiar?

Ëngjëll Agaci: Këtu jam për t’u përgjigjur për aktivitetin tim personal.

Jorida Tabaku: A keni dijeni për një inspektim financiar mbi kontratën e Elbasanit?

Ëngjëll Agaci: Jeni duke folur për një dokument që nuk e njoh, nuk e disponoj. Është edhe cështje memorie dhe nuk mund të përgjigjem për po ose jo. Dua të shoh dhe pastaj të them po ose jo. Nëse ajo shkresë më është drejtuar mua, nëse është e vërtetë do ta pranoj.

Jorida Tabaku: Nuk po them se u është pritur ju, por ka një vendim nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Financave, Arjan Kraja….

Ëngjëll Agaci: Kur të shoh aktin do të përgjigjem.

Vjen shkresa.

Jorida Tabaku: A keni dijeni?

Ëngjëll Agaci: Është hera e parë që e shikoj këtë shkresë.

Jorida Tabaku: Ok, atëherë është në rregull. Kam edhe një pyetje të fundit, a ka ardhur Ahmetaj ndonjëherë Ahmetaj që të lobojë me ju për këtë koncesion?

Ëngjëll Agaci: Asnjëherë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit