Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Orikum, ku si pasojë ka humbur jetën 21-vjeçari Savio Dhimojani.
Mjeti tip ‘Ford’ ka dale nga rruga në afërsi të fshatit Radhimë duke u plasur me një kolonë betoni.
Shoferi i automjetit, Aris Canaj ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje ndërsa priten të tjera detaje në vijim.
/5pyetjet.al