Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa duket se synon të marrë kompetencat e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve të Kosovës.
“5pyetjet.al” ka mundësuar zbardhjen e një bisede zhvilluar qershorin e kaluar mes babait të të dënuarit Bekim Raja dhe deputetit në fjalë.
Në këtë bisedë Beqa merr përsipër të influencoje tek nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve, Rasim Selmani për transferimin e Rajës nga burgu i sigurisë së lartë në Dyz në atë të sigurisë së ulët të Prizrenit.
Bekim Raja është dënuar me një vendim të formës së prerë për një krim të rëndë.
/5pyetjet.al