22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova jep 13 mln euro për “ringjalljen” ekonomike

Kryesoret

Qeveria e Kosovës i shto edhe një masë Pakos së Ringjalljes Ekonomike të korrikut të vitit të kaluar, duke dhënë 10 milionë euro të tjera si shtesë për rezervat shtetërore dhe 3.5 milionë të tjera për 5 masa nga kjo pako.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë propozimin për të shtuar një masë të re në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht propozimin për ndarjen e 10 milionë eurove për zbatimin e masës 3.8, rritja e rezervave shtetërore”, tha kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky vendim vjen pas situatës në tregjet globale dhe luhatjes së çmimeve.

“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tashmë është programi për rezerva shtetërore, mirëpo duke marrë parasysh ndyshimin e situatës dhe gjendjen në tregjet globale dhe çmimeve, luhatjes së tyre, e kemi pa të nevojshme që në kuadër të Ringjalljes Ekonomike ta shtojmë edhe masën 3.8 që ka të bëjë me rritjen e rezervave shtetërore, e për këtë pastaj do ta kemi edhe pikën e ndarjes së shumës, pra 10 milionë euro shtesë”, tha Murati.

Qeveria po ashtu ka dhënë 3.5 milionë euro edhe për pesë masa të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Këto janë për mbështetjen e rikthimit në punë të atyre që e kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, mbështetjen për të punësuarit e formalizuar, mbështetjen e punësimit të grave dhe mbështetjen e familjeve që e kanë humbur kryefamiljarin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit