Fituesi i edicionit të 6-të të “Big Brother”, Anaid Kaloti ka reaguar në lidhje me ndarjen e çiftit Donald-Beatrix.
Në një postim në ‘Instastory’ ai ka ndarë me ndjekësit një foto të lajmit të ndarjes së dyshes, ku bashkëngjitur ka shkruar edhe një koment.
Ai është shprehur se kur fliste të vërtetën, njerëzit që gënjenin veten i hidheshin kundra.
Sipas tij në Shqipëri gjen meshkuj “pa shtyllë kurrizore” të cilët shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, duke iu referuar kështu aktorit Donald Veshaj.
“Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Ne Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, që t`i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku. Ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!”, u shpreh Anaidi.
/5pyetjet.al