Ditën e djeshme policia zbuloi një tentativë të bujshme grabitje në qendër të Tiranës, por nuk arriti që të kapë asnjë nga autorët që hapën tunelin për të grabitur një bankë të nivelit të dytë. Edhe pse i shkuan shumë afër kasafortës, në fund u zbuluan.
Gazetarja Anila Hoxha deklaroi se autorët të cilët po gërmonin poshtë tunelit në bulevardin ‘Zogu I’ në Tiranë për të grabitur bankën e nivelit të parë kishin informacione shumë të sakta. Hoxha tha më tej se hajdutët duhet të kishin harta pasi tuneli ishte shumë i vështirë, duke e përshkruar si rrjetë.
“Ata kanë pasur informacion shumë të saktë, e dinit ju që kishte tunele poshtë? Ne kur zbritëm humbëm, pasi tunelet ishin si rrjetë, duhet të kishe informacion dhe hartë, të dije distancën. Të dije se ku do dilje, bazuar në këtë informacion, ato dyshohet se mund të kishin edhe informacion.
Ata kanë punuar sistematikisht, pas një muri betoni ata nisën gërmimet e më pas fillonin të krijonin qëllimin e tyre. Nëse ata do ia dilnin mbanë do të ishte një nga bastisjet më të mëdha, ka pasur dhe një të tillë te 9-katëshet vite më parë dhe dështuan.
Këto janë ngjarje që zbulohen ose me informacione shumë të saktë ose si në këtë rast. Janë ngjarje që janë kopjuar edhe nga jashtë, në Brazil. Aty kanë gjetur prova materiale, s’ka ende të arrestuar. Pretendohet se janë gjetur prova” tha gazetarja.
/5pyetjet.al