Ditën e sotme 5 punonjës dhe 1 ish punonjës i Kadastrës së Tiranës kanë rënë në pranga të policisë.
Ata akuzohen se kanë tjetërsuar një hapësirë publike si pronë private, ku edhe është ndërtuar një qendër shëndetësore Qeha-Shetaj. Në dorë të policisë janë edhe disa dokumente si prova materiale.
Pas hetimeve të kryera ka rezultuar qartë skema e falsifikimeve që më pas shtetasi H.S ka bërë të mundur marrjen e pronës.
Bëhet me dije se personat e arrestuar janë: Klediol Bilo, Petro Tusha, Ergys Halili, Leonard Grabova, Adrian Duro dhe Hajdar Sula.