Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Partia Demokratike ka renditur 9 fakte, sipas saj, që kanë dalë nga seanca e gjashtë e Komisionit Hetimor për Inceneratorët.
PD thotë se Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve çdo ditë po fakton pse Edi Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësive për vjedhjen prej 430 milionë euroshe.
“Shkeljet e njëpasnjëshme, që kanë çuar para drejtësisë një ministër të qeverisë Rama, do të zbardhen deri në fund, derisa çdo pushtetarë që ka dëmtuar interesin publik të përballet me ligjin.
Ja çfarë u vërtetua në seancën e gjashtë: ⬇️
1️⃣ Erion Veliaj ka dhënë miratimin për projektin e Inceneratorit të Tiranës, pa vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës;
2️⃣ Erion Veliaj detyron kompanitë të depozitojnë dhera dhe interte në Inceneratorit e Tiranës pa asnjë vendim, 45 milionë euro të ardhura shtesë;
3️⃣ Me firmën e Damian Gjiknurit, qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë;
4️⃣ Damian Gjiknuri i jep shoqërisë “Albtek Energy” edhe një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite;
5️⃣ Damian Gjiknuri ka udhëtuar në vitet 2012-2019 6 herë me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton;
6️⃣ Engjëll Agaçi fsheh shkeljet ligjore, personat përgjegjës pas inspektimit financiar për Inceneratorin e Elbasanit, dhe koncesionarin në 2 qershor 2020;
7️⃣ Engjëll Agaçi ka kaluar një akt/procedurë të paligjshme për Inceneratorin e Elbasanit. Agjensia e Prokurimeve Publike e bëri të ditur këtë shkelje;
8️⃣ Kontrata koncesionare e miratuar në Këshillin e Ministrave është, pa logon e shtetit, si draft-kontratë dhe pa vulën e Ministrisë;
9️⃣ Bllako deklaroi se është pyetur në SPAK për 5 orë dhe se nuk mund të japë dëshmi, sepse ka frikë mos vetëfajësohej”.









