-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shullazi çohet në spital me urgjencë dhe blinda

Kryesoret

I dënuari “VIP”, Emiljano Shullazi paraditen e sotme është transportuar në spitalin e burgut pas probleme shëndetësore.

Me urgjencë nga një mjet i blinduar i RENEA-s dhe forca të shumta policie që e shoqëronin, Shullazi u fut në ambientet e spitalit për mjekim. Emijano Shullazi vuan dënimin në regjimin e posaçëm 41-bis, ku ishte izoluar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me repartet RENEA të Policisë së Shtetit, shoqërojnë të burgosurin Emiliano Shullazi nga burgu 313 drejt QSUT, ku do t’i kryehet një vizitë e planifikuar nga mjekët. Menjëherë më pas, personi do të rikthehet në institucion sërish nën masa të rrepta sigurie” mbyllet njoftimi i “Burgjeve”.

Në fund të vitit të kaluar, pas më shumë se 80 seancash gjyqësore të zvarritura, nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, Emiliano Shullazi u dënua nga Apeli me 14 vite burg.

Por pak ditë më parë, një tjetër dosje u dërgua nga SPAK në gjyq kundër tij për vrasjet e Vajtin Lamajt dhe Klodian Salihit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit