Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorëve sqaroi se nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 milionë euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit. Ai u shpreh se deri në vitin 2047 shkojnë 360 milionë euro. Kreu i qeverisë deklaroi se 100 milionët Euro për të cilën akuzohet qeveria se janë paguar nga thesari i shtetit, janë fantazi. “Deri më tani janë paguar 55.3 milionë euro për ndërtimin e impianteve në Elbasan dhe Fier, ndërsa në Tiranë, investimi kryhet 100% nga privati. 87% e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve”. Kryeministri u shpreh krenar për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. Kur u pyet për procedurat e pasakta lidhur me inceneratorët, Rama tha i prerë se “Unë udhëheq. Makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje”. Në dëshminë para Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Rama tha se sjellja e ish-ministrit Lefter Koka nuk ka lidhje me këto vepra dhe se ai është nën akuzë për korrupsion që ka kryer me palë të treta.
Debati në komision
Tabaku: Zoti Rama betohuni
Rama: Betohem se do ju them të vërtetën, vetëm të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës
Jorida Tabaku: A është Lefter Koka pronar përfitues?
Rama: Kam ardhur në këtë komision dhe jam njohur me detyrimet e mia dhe tuat dhe në ligjin për komisionet hetimore kam lexuar, që komisioni nuk mund të kthehet në gjykatë, të fyejnë ap prekin dinjitetin personal të personave të thirrur. Këtë e keni bërë në mënyrë shumë të përsëritur si grup i strukturuar kriminal. Ju bëni punën tuaj, unë timen dhe mos eksportoni debatin parlamentar apo televiziv, por ky është një sugjerim. Komisioni është shumë i rëndësishëm. Unë i kam dhënë mbështetje të plotë. Opozita është e lirë të bëjë gjithçka ka dashur dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës. Nëse dëshironi të mbetem i tillë deri në fund, respektoni ligjin, nëse bëni zgjedhjen si në ditët e tjera unë do u përgjigjem po ashtu. Tani po kthehem te pyetja juaj.
Tabaku: Është në interes të këtij komisioni të zbardhim këtë aferë. Këtu do të flasim për fakte dhe prova, ne si anëtarë, ju si kryeministër.
Rama: Sa i përket komentit tuaj, sapo e shkelët ligjin, sepse folët për aferë. Afera është në opinionin tuaj që e keni shprehur në parlament, TV dhe rrjetet sociale, por jo këtu.
Tabaku: Ju keni miratuar një ligj për pronarët përfitues, a është Lefter Koka një pronar përfitues?
Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv dhe unë Lefter Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit të qeverisë, dhe jo si pronar përfitues.
Tabaku: Unë kam 51 pyetje, do të përpiqem që të jem shumë korrekte, ju lutem përgjigjet koncize. A është Alqi Bllako një pronar përfitues?
Rama: Ju nuk keni faktuar asgjë në këtë komision. Këto shkruajini në raportin përfundimtar. Faktet këtu
Tabaku: A është Arben Ahmetaj pronar përfitues?
Rama: Unë e kuptoj që Big Brother ka krijuar një audiencë të madhe, por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë, apo zgjohet me kë, nuk janë parashikuar në dispozitat e kryeministrit. Si kryeministër, kjo është jashtë kompetencave të mia, që të informohem dhe të studioj miqësitë. Si dëshmitar mendoj se prapë po shkelni ligjin. Jam i pa interesuar që kur kam qenë, se tani kanë dalë në modë pantallonat e shkurta në kohë dimri, se cfarë bëjnë të tjerët, kam refuzuar të jap shpjegime edhe për veten time. Mos mu drejtoni me tre emra, por vetëm zoti dëshmitar.
Tabaku: Aferën e përmendët ju, lideri mban përgjegjësi për vendimet e qeverisë edhe për implikimet dhe ndikimet që kanë lidhjet miqësore që kanë vendimmarrjet në buxhetin e shtetit. Unë e kuptoj kjo ka krijuar shoë për shqiptarët, por jo për mua, unë di të lexoj shifrat dhe faktet. A jeni në dijeni të faktit, se me inceneratorët Shqipëria është në kundërshtim me BE?
Rama: Fjalën aferë e përmendët ju, dhe jo unë. Kjo nuk është sallë e mbyllur, por arenë e hapur dhe shikon e dëgjon ai. Përgjegjësia është individuale se kush rri me kë apo fle me kë. Deri tani nuk me pyetur për ndonjë vendim qeverie. Deri tani më ke pyetur që njëri njeh njërin….këto nuk janë cështjet e mia dhe përgjegjësitë e liderit është mirë që t’i lëmë për ndonjë bisedë tjetër, sepse do të ishte një bisedë e parehatshme për ju. Të kthehemi te BE. BE nuk është kundër.
Tabaku: Dëshmitar në tre progres raportet e fundit, BE është shprehur se inceneraorët janë zgjidhja më pak e preferuar.
Rama: Këtu ishit e saktë. Në pyetjen e parë thatë që BE është shprehur kundër, tani thatë atë që tha BE, që ka shprehur shqetësim, sepse nuk është zgjidhja më e preferuar. BE flet për nivelin shumë të ulët të ndarjes në burim të mbetjeve, të riciklimit, sepse këto janë preferencat e BE-së. Dhe e fundit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, por impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Incenerimi është komponenti i parafundit. Inceneratorët janë impiante të viteve ’70-80, që e digjnin produktin, por nuk prodhonin energji. BE sot ndanë në burim dhe riciklon masivisht. Por edhe në vendet me standardet më të lartë impiantet e trajtimit vijojnë që të ndërtoheshin.
Tabaku: Edhe ju ishit i saktë se për momentin nuk ndodh asnjë incenerim.
Rama: Unë nuk e thashë atë, ju lutem, hiqni dorë nga citimi i shtrembër i fjalëve të mia.
/5pyetjet.al