Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov u shpreh sot nga Tirana numri i viktimave deri më tani është i paspecifikuar por janë dhjetëra civilë që kanë humbur jetën e mes tyre edhe fëmijë.
“Aktualisht kemi informacion që kemi viktima nga ana e Ukrainës për persona të ushtrisë, dhjetra viktima civile por për momentin nuk kemi shifra të sakta.
Nga këto viktima dy persona janë fëmijë. Kemi informacione se rreth 50 persona të ushtrisë ruse kanë humbur jetën.
Gjithashtu edhe 6 avionë e 2 helikopterë ishin të qëlluar nga pala ukrainase. Duke parë situatën informacionet e tjera do jenë më vonë” tha ai.
I pyetur nëse ka marrë përgjigje nga shteti shqiptar për kërkesat që keni bërë për ndihmë?
“Deri tani kemi pasur vetëm deklaratë për mbështetjen e Ukrainës e kundër agresionit rus këto kërkesa janë bërë tani e disa nga këto sapo i kemi bërë kështu që s’ka pasur akoma kohë për reagim.
Disa nga elementet e ndihmës janë të dakordësuara” tha ai.
/5pyetjet.al