-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë ndodhi me ambasadorin rus? Ministrja britanike e duroi vetëm 5 minuta në zyrë

Kryesoret

Ka zgjatur vetëm 5 minuta një takim i ambasadorit rus në Britani dhe ministres së Jashtme, Liz Truss, në zyrën e kësaj të fundit.

Mësohet se Truss e kishte thirrur ambasadorin rus Andrei Kelin për të folur për situatën mes Rusisë dhe Ukrainës, por ai u nxor jashtë pas vetëm 5 minutash.

Gjatë diskutimit mes Truss dhe Kelin mbi vendimin e Putinin për të pushtuar në një shkallë të gjerë Ukrainën, janë ‘ndezur gjakrat’ dhe ministrja e Jashtme i kërkoi diplomatit rus të largohej brenda 5 minutave nga ambientet e Ministrisë.

Pavarësisht incidentit, nuk pritet një dëbim i diplomatit rus   “I kërkuan të largohej brenda 5 minutave. Sigurisht që kjo nuk është hera e parë që ai thirret në Ministrinë e Jashtme, ka ndodhur disa herë. Jo vetëm në vitet e fundit, por edhe ditët e fundit. Po bëhet një situatë paksa rutinë. Sidoqoftë, mendoj se nuk ka gjasa të ketë një dëbim diplomatik, që do të prishte marrëdhëniet diplomatike me Rusinë dhe potencialisht do të pengonte komunikimin që ne mund të kemi ndërsa shpaloset kjo krizë”, raportojnë gazetarët e pranishëm në takim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit