-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Sanksionet, BE fut 555 rusë në listën e zezë pas pushtimit të Ukrainës

Kryesoret

Me datë 23 shkurt 2022, Këshilli i BE miratoi një paketë masash në përgjigje të vendimit të Federatës Ruse për njohjen e zonave të kontrolluara joqeveritare të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës si entitete të pavarura, dhe vendimit pasues për dërgimin e trupave ruse në këto zona.

Me listat shtesë të këtij Vendimi, masat restriktive mbi shkeljet e integritetit territorial të Ukrainës do të zbatohen për gjithsej 555 individë dhe 52 subjekte.

Paketa e masave e dakordësuar përfshin:

  1.  Sanksione te targetuara

Brenda kuadrit ekzistues të sanksioneve, BE-ja do të zgjerojë masat kufizuese për të përfshirë:

të gjithë 351 anëtarët e Dumës së Shtetit Rus, të cilët votuan në 15 shkurt për të njohur pavarësinë e “republikave” të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut.

27 individëve dhe subjekteve të profilit të lartë (anëtarët e qeverisë, të cilët janë përfshirë në vendimet e paligjshme; bankat dhe biznesmenët/oligarkët që mbështesin financiarisht ose materialisht operacionet ruse në territoret e Donetsk dhe Luhansk, ose përfitojnë prej tyre; oficerë të lartë ushtarakë, të cilët luajtën rol në aksionet e pushtimit dhe destabilizimit; dhe individët përgjegjës për drejtimin e një lufte dezinformative kundër Ukrainës.

Masat kufizuese përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalim të vënies në dispozicion të fondeve, ndalim udhëtimi.

  • Kufizime në marrëdhëniet ekonomike me zonat e kontrolluara joqeveritare të rajoneve Donetsk dhe Luhansk

Ky Vendim do të sjellë në veçanti një ndalim të importit të mallrave nga zonat e kontrolluara joqeveritare të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, kufizime në tregti dhe investime në lidhje me sektorë të caktuar ekonomikë, një ndalim të ofrimit të shërbimeve të turizmit dhe një ndalim të eksportit për mallra të caktuara dhe teknologjive.

  • Kufizimet financiare

Këshilli vendosi një ndalim sektorial për financimin e Federatës Ruse, qeverisë së saj dhe Bankës Qendrore. Duke kufizuar aftësinë e shtetit dhe qeverisë ruse për të hyrë në tregjet dhe shërbimet e kapitalit dhe financiar të BE-së, BE-ja synon të kufizojë financimin e politikave përshkallëzuese dhe agresive.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit