-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Johnson krahason agresionin rus me atë të Serbisë në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në një fjalim drejtuar vendit, ka folur rreth sulmit rus në Ukrainë. Johnson ka krahasuar agresionin e Putinit në Ukrainë me atë të Millosheviçit në Kosovë në vitet 1998/99.

“Nëse do të bëhet ndonjë krahasim ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, ky është i vetmi kontekst që mund të jetë i saktë”, tha kryeministri britanik.

Sa i përket sanksioneve tha se synon ta përjashtojë Rusinë nga tregjet financiare të Britanisë.

“Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të të gjitha bankave kryesore ruse, përfshirë bankën e dytë më të madhe ruse VTB”, tha ai.

Britania gjithashtu do t’ua ndalojë kompanive ruse dhe qeverisë ruse të ngrenë fonde në tregjet britanike, po ashtu do të bllokojë eksportet drejt Rusisë të një game të gjerë produktesh të teknologjisë së lartë, dhe do të ndalojë uljen e avionëve të kompanisë ruse Aeroflot në aeroportet britanike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit