Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajtur një tragjedi atë që po ndodh në Ukrainë, pas sulmit nga ana e Rusisë, në orët e para të mëngjesit.
“Kemi ndërmarrë disa masa dhe disa konkluzione, lidhur me bashkërendimin dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë me Perëndimin demokratik në përgjithësi, e posaçërisht me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Por, mua më vjen keq që nuk është e duhur të flas për hollësitë e këtyre konkluzioneve”, tha ai.
Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurisë, Kurti tha se kanë marrë vlerësime dhe informata nga drejtues të mekanizmave shtetëror.
Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin Amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, për të diskutuar zhvillimet pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimin rajonal. Osmani ka shkruar në Twitter se Kosova dënon fuqimisht agresionin e Rusisë. “Jemi plotësisht në linjë me aleatët për të parandaluar çdo destabilizim në rajonin tonë”, ka shkruar ajo. /5pyetjet.al