Këto janë pamjet pranë ambasadës ruse në Tiranë këtë të enjte, kohë kur Moska ka nisur në pushtim të ri të Ukrainës. Ajo që duket nga pamjet e siguruara nga Panorama, është qetësia që mbizotëron në zonën ku ndodhet ambasada ruse në kryeqytetin shqiptar.
Por në foto, fotografi i Panorama ka fiksuar momentin kur dikush ka çuar një tufë me lule tek ambasada e Rusisë, ditën që nis lufta kundër Ukrainës. Shqipëria e ka dënuar ashpër sulmin rus të Ukrainës dhe deklarata të forta ka pasur nga zyrtarët dhe politikanët më të lartë të vendit tonë.