Raporte të shumta citojnë zyrtarë ukrainas të deklarojnë se trupat në Bjellorusi po i bashkohen sulmit rus, që do të thotë se ofensiva tani po vjen edhe nga veriu i Ukrainës, raporton BBC.
Bjellorusia, e cila ndodhet në kufirin verior të Ukrainës, është aleate e Rusisë.
Analistët e përshkruajnë vendin e vogël si “shtetin satelit” të Rusisë.
Ndërhyrja nga veriu i shtohet sulmeve të Rusisë në lindje të Ukrainës dhe lëvizjen e trupave ruse në Odesa në jug.