Më herët u raportua një deklaratë të ushtrisë ukrainase ku thuhej se forcat e saj ajrore po luftonin kundër një sulmi ajror nga Rusia.
Por ministria ruse e mbrojtjes, citohet nga agjencia ruse e lajmeve Interfax të ketë thënë se “mbrojtja ajrore e forcave të armatosura ukrainase është shtypur”.
Ministria shton se “forcat kufitare ukrainase nuk u bënë rezistencë njësive ruse”.
Nuk ka pasur asnjë konfirmim të pavarur të këtyre pretendimeve.