-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç mbledh sot Këshillin e Sigurisë për Ukrainën. A do ketë sanksione ndaj Rusisë?

Kryesoret

Presidenti i Serbisë ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.

Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtar pritet të fillojë në orën 13.00, menjëherë pas takimit që presidenti Aleksandar Vuçiç do ketë me ambasadorët e Kuintit.

Pas seancës së Këshillit, në orën 15:00 është caktuar mbledhja e Qeverisë, ku Vuçiç do t’u drejtohet anëtarëve të ekzekutivit serb, raporton Tanjug.

Vuçiç tha të mërkurën nga Madridi se në 48 orët e ardhshme do t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë në lidhje me Rusinë.

Sipas tij, Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe është nën presion të madh për t’u anëtarësuar në BE dhe për të dënuar lëvizjet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, si dhe për të kërkuar që vendi i tij të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit