Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaron se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, raporton agjencia zyrtare ruse e lajmeve “RIA Novosti”.
Por ai tha se kjo do të duhej të kishte të bënte me deklarimin e një “statusi neutral” të Ukrainës, që do të përfshinte “çmilitarizimin”. Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.
Presidenti i Ukrainës bëri thirrje për bisedime me Vladimir Putin, por nuk ka asnjë tregues se ai do të pranojë bisedimet pa këtë kusht.
Minsku është i rëndësishëm sepse aty u nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014.
Duke pushtuar Ukrainën, lideri rus i ka prishur ato marrëveshje.
Më herët ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk mund të mbahen bisedime derisa ushtria ukrainase të lëshojë armët.
/5pyetjet.al









