Në një bisedë telefonike me Vladimir Putin ditën e sotme, presidenti sirian Bashar al-Assad vlerësoi pushtimin e tij ndaj Ukrainës si një “korrigjim të historisë”, thuhet në një deklaratë nga presidenca siriane.
Dhe Assad dënoi “politikën destabilizuese të SHBA-së dhe NATO-s, e cila çoi në një degradim serioz të situatës në Lindjen e Mesme”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Kremlinit.
Për kontekstin – Putini mbështeti në mënyrë thelbësore forcat qeveritare pro-Asad gjatë luftës civile në Siri.
/5pyetjet.al