-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë në Prishtinë kundër pushtimit rus të Ukrainës

Kryesoret

Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) ka bërë të ditur se do të mbajë sot një protestë pranë Zyrës Ndërlidhëse ruse në Prishtinë, për ta kundërshtuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Kjo nismë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në orën 13:00 dhe ka ftuar qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen asaj.

“Duke qenë se në Kosovë kemi përjetuar efektet shkatërrimtare të luftës, pasojat e së cilës vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot, si shoqëri dhe si shtet duhet të dënojmë fuqishëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia, dhe në të njëjtën kohë të bashkë-ndjejmë me njerëzit në Ukrainë për vuajtjet e tyre në këtë kohë shumë të vështirë”, thuhet në njoftim.

Përmes kësaj proteste, YIHR-ja i bën thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet dhe të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit