-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sirena dhe bombardime “zgjuan” Kievin mëngjesin e së premtes

Kryesoret

Mëngjesi i së premtes nuk zbardhi si zakonisht ne Kiev. Sirenat dëgjoheshin në të gjithë kryeqytetin e Ukrainës. Sulme tmerruese me raketa dhe bombardime zgjuan, kryeqytetin , që prej vitit 1941, kur epiqendra e shtetit u sulmua nga nazistët gjerman në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

CNN, shkruan se një grup i forcave të sigurisë ukrainase u largua nga selia e policisë së qytetit me armë dhe municione, për tu nisur drejtë lagjes veriore të Oblon, ku aktualisht po raportohet lufta.

Çfarë po ndodh në Kiev?

Situata është tepër e rënde. Rreziku iminent i sulmit në godina qeveritare dhe dëshira e Vladimir Putin për të rrëzuar qeverinë e Volodymyr Zelensky-t, nuk është as e fshehur tashmë.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka qenë ai, i cili ka folur ndër të parët për nisjen e mësymjes në fortesën e Kievit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat ruse të zbulimit kanë hyrë në Obolon, i cili është vetëm disa milje nga qendra e qytetit.

Ministria në një postim në Tëitter u kërkoi qytetarëve t të raportojnë çdo lëvizje të dyshimtë.

Gazetarë të CNN raportojnë se kanë dëgjuar dy shpërthime të fuqishme, në qëndër të Kievit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës deklaroi se trupat e sulmit ajror hodhën në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, rreth 30 milje (50 kilometra) në veri të Kievit, duke parandaluar me sukses një kolonë të forcave ruse të avanconte drejt kryeqytetit./5 pyetje.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit