-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëm Bjellorusia dhe Serbia nuk kanë dënuar sulmin rus në Ukrainë

Kryesoret

Ukraina për të dytën ditë me radhë po sulmohet nga Rusia.

Mëngjesin e së premtes presidenti Volodymyr Zelensky tha se “herët a vonë, Rusia do të duhet të flasë me ne për përfundimin e këtij operacioni ushtarak, për përfundimin e këtij pushtimi dhe sa më shpejt të fillojë kjo bisedë, aq më pak humbje do të ketë Rusia.

Duke dhënë një notë sfiduese edhe kur forcat ruse përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, Zelensky tha “Ne jemi në tokën tonë, ne kemi të vërtetën, ato nuk mund të shkatërrojnë karakterin tonë. Raketat ruse ‘Kalibr’ janë të pafuqishme kundër lirisë sonë”.

Presidenti ukrainas më tej ka thënë se po mbrojnë shtetin e tyre të vetëm, teksa shtetet e perëndimit kanë dënuar agresionin rus përmes sanksioneve.

Shumica e shteteve kanë dënuar sulmin në Ukrainë, me përjashtim të Bjellorusisë cilat shtete nga Evropa Juglindore nuk i kanë dënuar sulmet e Rusisë në Ukrainë?

Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka dënuar sulmet e Rusisë në Ukrainë.

Ky shtet ende nuk është deklaruar rreth sulmeve ruse atje.

Ndërkaq, vendet tjera të rajonit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë dënuar sulmet ruse në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit