Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bisedua rreth 40. Ata folën për sanksionet dhe ndihmën e mbrojtjes.
Presidenti ukrainas ndau detaje të takimit përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, duke thënë se i ndihet falënderues SHBA-ve për sanksionet që i vendosi Rusisë.
Biseda vjen pasi Zelensky, i cili është ende në Kiev, mbajti një fjalim gjatë natës duke thënë se Ukraina ishte “e vetme në mbrojtjen e vendit tonë”.
“Kush është gati t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësim në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë,” tha Zelensky. Sot pyeta 27 liderë evropianë nëse Ukraina do të jetë në NATO, pyeta drejtpërdrejt. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen, por ne nuk kemi frikë”. /5pyetjet.al