Presidenti i SHBA Joe Biden është duke peshuar seriozisht nëse do ta heqë Rusinë nga SWIFT, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Vendimi për të nisur aksionin ka qenë gjithmonë i kushtëzuar nga nënshkrimi i Bashkimit Evropian, i cili është ndarë në një debat të diskutueshëm për javë të tëra mbi veprimin, duke zgjedhur përfundimisht të mos vazhdojë këtë javë.
Biden dhe ndihmësit e tij kanë theksuar se sa i ndërlikuar do të ishte bllokimi i Rusisë nga SWIFT, duke vënë në dukje se SHBA nuk mund të lëvizë në mënyrë të njëanshme. “Ky nuk është pozicioni që pjesa tjetër e Evropës dëshiron të marrë,” u tha Biden gazetarëve të enjten.
Por që nga konferenca për shtyp e Biden-it që shpalli sanksione të reja kundër Rusisë për sulmin e saj të paprovokuar, administrata duket se po i afrohet më shumë këtij pozicioni pasi aleatët e tjerë evropianë i kanë dhënë tani mbështetjen e tyre.
Një zyrtar i administratës tha se sanksione shtesë ka të ngjarë të vijnë nëse Kievi, kryeqyteti i rrethuar ukrainas, bie. Por nuk ishte e qartë nëse kjo do të përfshinte SWIFT, ose nëse heqja e Rusisë nga SWIFT mund të ndodhte më parë.
Të shtunën, Italia sinjalizoi se do të mbështeste marrjen e masave për dëbimin e Rusisë nga SWIFT pasi kryeministri Mario Draghi i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se “Italia mbështet plotësisht linjën e Bashkimit Evropian për sanksionet kundër Rusisë, duke përfshirë ato në lidhje me SWIFT, dhe do të vazhdojë të bej keshtu.”
Komentet e Draghit janë veçanërisht të dukshme duke pasur parasysh ekspozimin e ekonomisë italiane ndaj energjisë, por kundërshtimi kryesor për marrjen e masave ka ardhur nga Gjermania, thonë zyrtarët.
/5pyetjet.al