-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova blen dronë luftarakë në Turqi?

Kryesoret

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi. Në Stamboll ka qëndruar për një vizitë në kompaninë turke “Baykar”, e cila njihet si kompani e specializuar për prodhimin e dronëve.  Njoftimin për vizitën e ka bërë vetë faqja e “Baykar” në facebook.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan ka nisur vizitën zyrtare në Turqi.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me odat ekonomike, prodhues industrial, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë. Në këto takime ajo shoqërohet nga një delegacion i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit me bizneset turke.

Ndërkaq në vazhdimin e vizitës, në Ankara, Presidentja Osmani do të takohet me homologun e saj, presidentin Erdoğan, në të cilin përveç diskutimit për marrëdhëniet aktuale, do të shihen edhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Përvec me presidentin Erdogan, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Şentop si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit turk”, thuhet në njoftim e qeverisë. Ende nuk dihet nëse vizita e Osmanit në kompaninë e prodhimit ka qëllim blerjen e dronëve nga Kosova.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit